Vendosni fjalën kyçe....

Marina britanike sekuestron kokainë me vlerë 176 milionë euro


Marina Mbretërore Britanike bën me dije se ka sekuestruar një sasi shumë të madhe droge të llojit kokainë që arrinte vlerën mbi 176 milionë euro gjatë një operacioni të zhvilluar në Karaibe.

Në operacionin antidrogë të Marinës Britanike morën pjesë dhe Rojet Bregdetare Amerikane si dhe një anije holandeze dhe në fund të tij u kapën 1.7 tonë kokainë dhe 28 kg amfetaminë që kishin si destinacion Britaninë e Madhe.

Vetëm një ditë më parë një tjetër operacion i madh u zhvillua në këtë rajon, ku u sekuestruan rreth 264 kg kokainë.

Sipas të dhënave zyrtarë, vetëm në muajin e fundit, Task Forca në Karaibe ka kapur sasi të mëdha kokaine që arrijnë vlerën e 250 milionë paundëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *