Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, 19-vjeçari përplas një këmbësor


Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Policia njofton se një 19-vjeçar ka përplasur një këmbësor 56-vjeçar.

I plagosuri është transportuar në spitalin e Durrësit për trajtim mjekësor, ndërsa drejtuesi i automjetit, shtetasi E.D, është shoqëruar në DVP Durrës për veprime të mëtejshme.

Sakaq policia po heton për zbardhur shkaqet e ngjarjes.

 

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak.

Rreth orës 21:15, në autostradën Tiranë-Durrës, në vendin e quajtur “Mbikalimi i serave”, një automjet me drejtues shtetasin E. D., 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin E. A., 56 vjeç.

56 vjeçari është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E.D, është shoqëruar në DVP Durrës për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.