Vendosni fjalën kyçe....

Vëllai kanos vëllanë për pronën, arrestohet bashkë me të birin, u gjenden armë zjarri e granata


Një konflikt për motive pronësie mes dy vëllezërve ka çuar në arrestimin e babë e bir në Tiranë.

Efektivët arrestuan 59-vjeçarin G.J. i cili akuzohet se kërcënoi të vëllanë.

Gjithashtu në pranga ra edhe i biri, 27-vjeçari G.J.

Pas kontrollit në banesën e tyre policia gjeti 1 pistoletë, 1 automatik, 1 armë gjahu, 3 granata, 3 ndezës granatash, krehra e municion luftarak.