Vendosni fjalën kyçe....

Deputeti grek takon Fred Belerin në burg: Moslejimi për t’u betuar shkelje e të drejtave civile


Deputeti grek Angelos Syrigos ka takuar sot Fredi Belerin, i zgjedhur si kryebashkiak i Himarës në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Pas takimit në një deklaratë për mediat ai tha se Beleri duhet të betohet si kryebashkiak pasi në të kundërt shkelen të drejtat e tij.

Ai paralajmëroi se nëse Shqipëria nuk respekton të drejtat e tij do ketë masa nga BE-ja.

“I di akuzat. Ka akuza për korrupsion zgjedhje lokale. Por ky rast është i vetmi nga të tjerat. Ai ka qenë i burgosur, por qeveria shqiptare nuk e ka lejuar të betohet si kryetar bashkie. Kjo është shkelje e të drejtave civile. Nga 31 raste të hetuara në Shqipëri për korrupsion në zgjedhje, vetëm Beleri në qeli. Hapi tjetër, do të ndodhë fatkeqësisht për Shqipërinë në BE. Sepse BE luan një rol të rëndësishëm në respekt të shtetit të së drejtës.” – thotë ai.

Beleri u arrestua pak ditë para zgjedhjeve të 14 majit me akuzën e blerjes së votave. Ai i ka mohuar me forcë akuzat ndërsa sipas prokurorisë është vërtetuar përtej çdo dyshimi se Beleri është përfshirë në shitblerje votash.