Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet për kreun e ri të Bashkisë Kukës, Begaj cakton 24 shtatorin


Zgjedhjet për Bashkinë e Kukësit do mbahen më 24 shtator. Presidenti Begaj ka shpallur dekretin për zgjedhjet ku do vendoset emri që do drejtojë këtë bashki pas largimit të Safet Gjicit.

Ky i fundit u dorëhoq pas videoskandalit seksual në zyrën e tij. Gjici ndodhet ndodhet aktualisht në burg.

Ai akuzohet për korrupsion lidhur me rastin në fjalë ndërsa pret të dalë në gjyq pas përfundimit të hetimeve.