Vendosni fjalën kyçe....

Basha në  Thumanë : Banorë kërkojnë që shteti të verë dorë, neglizhenca vrau disa persona


Kreu i Partisë  Demokratike Lulzim Basha u ndal ditë n e sotme në  Thumanë  ku takoi disa nga banorë t e prekur nga të rmeti të  cilë t kë rkonin ndihmë n e shtetit.

Shumë prej tyre i treguan kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha kushtet e vështira në të cilat jetojnë, me fëmijë të sëmurë, me të moshuar, në çadra plastmasi, pas braktisjes nga autoritetet shtetërore.

“Nuk më kanë ofruar as hotel, as bonus, as shtëpi me qira”- thotë një zonjë, pjesë e një familje me 15 persona.

“Të na thotë, është e banuar kjo shtëpi? Të futem brenda. Në qoftë se nuk është e banueshme, të dalim jashtë. Shteti nuk po pyet fare për ne. Jemi njerëz mbi të gjitha”- shprehet vëllai i saj.

“Nuk ka asnjë arsye që familjarët të mos sistemohen në banesa me qera të paguara nga shteti, përveç faktit që nuk duan të prekin lekët e oligarkëve. Për ne si opozitë, ky është krim. Këtu në Thumanë ka ndodhur një krim. 24 vetë janë varrosur për së gjalli për shkak të neglizhencës së shtetit. E njëjta neglizhencë kriminale që varrosi ata njerëz, e njëjta neglizhencë kriminale mund të kushtojë prapë jetë, sepse me motin e ftohtë, edhe fëmijët, edhe të sëmurët, edhe të moshuarit mund të sëmuren. Çfarë do të presim ne, që të ndodhë katastrofa?!” – theksoi Basha, i cili apeloi për masa urgjente ndaj fëmijëve dhe të moshuarve.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *