Vendosni fjalën kyçe....

Goditi për vdekje 55-vjeçarin në Vlorë, zbardhet dëshmia e autorit


Është zbardhur dëshmia në polici e Rei Metës, personi që i shkaktoi vdekjen 55-vjeçarit Armando Meshau në Vlorë ditën e djeshme.

33-vjeçari ka pohuar se nuk ka pasur qëllim për ta vrarë viktimën, me të cilën pretendon se është takuar rastësisht në një qendër interneti ky të dy po printonin disa dokumente.

Meta ka thënë në polici se e ka qëlluar Meshaun për vetëmbrojtje pasi viktima e kishte fyer dhe qëlluar i pari ndërsa sipas tij, 55-vjeçari mund të jetë humbur jetën nga përplasja me tokën apo ndonjë mobilje të internet-kafesë gjatë rrëzimit.

Deri tani rreth 10 persona janë marrë në pyetje lidhur me ngjarjen e ndodhur paraditen e djeshme në Vlorë. Personat e pyetur kanë qenë dëshmitarë okularë si dhe familjarë të autorit dhe viktimës.