Vendosni fjalën kyçe....

Dorëhiqet ministri i Mbrojtjes së Kosovës Armend Mehaj


Sipas medias RTK në Kosovë, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka dhënë dorëheqjen.

Vendin e tij pritet ta marrë koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës Ejup Maqedonci.

Po sipas së njëjtës medie, kryeministri Kurti e ka pranuar dorëheqjen e Mehajt.

Nuk mund të thuhet ende nëse ky i fundit do kthehet në Norvegji ku ka jetuar e punuar më herët apo do marrë ndonjë post tjetër në qeveri.