Vendosni fjalën kyçe....

Sali Berisha sfidon Ramën: Ftoj Edi Ramën të anulojë mejëherë lejen për kullën


Kreu i Rithemelimit të PD-së Berisha ka sfiduar kryeministrin Rama që të anulojë menjëherë lejen për kullën pas Teatrit të Operas dhe Baletit.

I pyetur nga gazetarët për çështjen e kullës ku përflitet emri i të birit, Shkëlzenit, ai tha se të gjitha janë shpifje e trillime nga kuzhina Fuga-Veliaj në mënyrë për  të hequr vëmendjen nga afera e inceneratorëve.

Berisha tha gjithashtu se gjatë qeverisjes së tij nuk e ka dhënë lejen për asnjë kullë teksa tha se PD do ketë një deklaratë të hollësishme të sajën mbi këtë çështje.

“Shpifje dhe trillime të mirëfillta nga kuzhina Fuga-Veliaj. Së pari e gjitha përpjekja është të krijojnë një zhurmë për të shuar flakët e djegësit të Tiranës që nuk ekziston. E them këtë sepse një, gjatë qeverisjes së PD-së, Sali Berisha nuk ka dhënë asnjë leje për asnjë kullë. Plani që ka miratuar Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit në vitin 2012 ka qënë për ndërtimin e ndërtesave me lartësi 6 deri në 8 kate në të gjithë territorin e Tiranës. Ata që mundohen të më atribuojnë mua janë shpifarak të mjerë.

Së dyti, nëqoftë se Edi Rama paska dhënë leje për Shkëlzen Berishën duhet të kesh humbur çdo mendje, duhet të bëhesh shpifës i kalibrit të Ymer Bazës apo Karlo Bolinos që të nxjerrësh shpifje të tilla. Megjithatë e ftoj Edi Ramën që të anulojë menjëherë lejen. PD del sot me deklaratën e saj në të cilën paraqet çështjet e thella ligjore që ekzistojnë për atë ndërtim. Me pronarët me respektimin e vendimit të gjykatave etj. Nuk bëhet PD dhe nuk i dikton dot agjendën asaj përveçse vetë. Pra, të përpiqesh të mbulosh në shpifje e trillime se kulla nuk është përmend, apo këto pse del, këto janë gjëra të mjera, të dështuara, nuk kanë asnjë lidhje. Apo fajin e ka Saliu për kullat? Unë nuk kam dhënë asnjë kullë, dhe nuk do të jipja asnjëherë, pikë. Përveçse, po të zgjidhej një zonë, se dua të jem i hapur, po të zgjidhej një zonë e pandërtuar, ku mund të ndërtohej një kuartier i ri që shpreh arkitekturën bashkëkohore, të cilën unë sigurisht nuk e kundërshtoj.” – tha Berisha.