Vendosni fjalën kyçe....

Kryebashkiaku i zgjedhur i Devollit shkon herët në zyrë, qytetarët e rrethojnë me protesta


Kryetari i zgjedhur nga votimet e 30 qershorit për Bashkinë e Devollit pas betimit ditën e premte ka shkuar menjëherë në zyrë që prej orëve të para të mëngjesit.

Duro si duket ka dashur që të shkojë herët në zyrë me dilemën mos të hasë edhe me kryetarin e mëparshëm Bledjon Nallbati.

Në ambjentet rreth Bashkisë së Devollit kanë shkuar edhe forcat e policisë pasi mbështetës së opozitës janë mbledhur rreth Bashkisë për të kundërshtuar futjen e kryetarit të ri në zyrë.

Ditën e premte Duro hyri në Bashki duke thyer bravën e derës dhe nën protesta nga simpatizantët e opozitës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *