Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj sulmon Thaçin: Hashimi e Mustafa kanë qenë turistë në UÇK


Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka konsideruar ish-presidentin Thaçi dhe ish-komandantin e Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi si “turistë” në UÇK.

Gjatë një interviste të dhënë për një emision televiziv në Kosovë, Haradinaj ka sulmuar ish-presidentin e Kosovës në lidhje me pjesëmarrjen e tij në luftime gjatë periudhës së luftës.

“Zoti Thaçi turist është, më falni në shprehje. Turist është, ai ka qëndruar në Drenicë, ai ka qëndruar në Rogner, ka qëndruar diku tjetër. Zoti Rrustem Mustafa turist është. Ka luftuar tre javë Remi në Llap. Ose tjetri ose tjetri, turista janë në UÇK, o djem. E kanë bërë të përkohshëm, përkohësisht hyrë e dil. Nuk jam duke ju fol pahiri, por po ju fol dikush i cili që nga data 24 mars 1998, shkoni le t’i marrin hetuesit e Kosovës, prokurorët, le t’i hijnë rend Dukagjinit, le t’i pyesin katun për katun: A jeni kanë në luftë, sa vet jeni kanë, kur ja keni nis, çka ka ndodhë me ju?”, ka thënë Haradinaj.