Vendosni fjalën kyçe....

Sot në disa zona të Tiranës, temperatura arriti 46 gradë


Kryeqyteti ka përjetuar sot një nga ditët e tij më të nxehta.

Metereologët kishin parashikuar që temperaturat e ditës së sotme do arrinin në 42 gradë C në mesditë, por në disa zona ky parashikim është tejkaluar.

Foto e bëra nga një qytetar në zonën e Don Boskos në Tiranë, tregojnë se matësi i temperaturës së ambjentit i vendosur në një farmaci ka shënuar 46 gradë, në orën 14.56 të ditës së sotme, 25 korrik 2023.