Vendosni fjalën kyçe....

Drejt fundit numërimi në Rrogozhinë, kryeson Memolla me mbi 1 mijë vota


Vijon numërimi në kutitë e fundit në zgjedhjet e përsëritura për Kryetar Bashkie në Rrogozhinë.

Deri më tani janë numëruar 48 nga 54 kuti që ka kjo bashki.

Ndryshe nga zgjedhjet e 14 majit pjesëmarrja këtë herë ishte më e lartë.

Kandidati i Partisë Socialiste Edison Memolla kryeson deri më tani ku ka marrë 5569 vota kundrejt 4320 të Shkëlqim Hoxhës nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.