Vendosni fjalën kyçe....

Incidenti në uzinën e Gramshit/ Meta: Problem janë diplomatët që bëjnë lojëra të dyfishta dhe punojnë kundër interesave kombëtare të Shqipërisë


Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka komentuar incidentin në Gramsh, ku disa turistë rusë dhe ukrainas tentuan të hyjnë në Uzinën Ushtarake.

Meta tha se problemi kryesor qëndron tek njerëzit, diplomatët që punojnë kundër interesave të vendit dhe theksoi se jo vetëm kjo ngjarje, por edhe shpopullimi e të tjera fenomene cenojnë sigurinë tonë kombëtare.

“Problemi ynë janë njerëzit që punojnë kundër interesave kombëtare të Shqipërisë, që i kemi në krye të qeverisë dhe në krye të disa institucioneve. Problemi ynë janë disa diplomatë që paguhen nga shteti shqiptar dhe që bëjnë lojëra të dyfishta dhe cënojnë interesat e Shqipërisë. 

Kjo është një çështje që duhej të ishte zgjidhur me kohë, sepse Zelensky ia ka kërkuar Ramoviçit që të ndalojë rusët që të hyjnë në territorin tonë gjatë kësaj kohe. Ka probleme më të rënda siguria kombëtare, sepse janë trafikuar interesat tona sovrane me shpopullimin e vendit.

Unë si president i Republikës dhe si kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, që të parandaloja vjedhjet masive në Rinas, kemi lënë detyra se çfarë do bënte policia, SHISH etj. Rezultati ishte që pas 2 muajve u vodh prapë atje në mes të ditës miliona euro, këto vidhen sepse lidhja e tyre me qeverinë është shumë e fortë, është garanci e fortë që ndodhin veprime kaq të rënda që cenojnë sigurinë. Unë sido përshëndes çdo masë që merret për të ruajtur sigurinë kombëtare. Përgjegjshmëria e shtetit ka rënë në tokë.”– u shpreh Meta.