Vendosni fjalën kyçe....

Flakët përfshijnë edhe ishullin e Korfuzit


Një zjarr është raportuar sot edhe në veri të Korfuzit.

Autoritetet janë angazhuar për evakuim të banorëve të zonës, pasi i frikësohen përkeqësimit të situatës.

Ndërsa në gatishmëri janë vendosur zjarrfikës, si edhe Mbrojtja Civile.

Greqia po përballet me një situatë problematike nga zjarret ditët e fundit, ku më e vështira është në ishullin e Rodosit. Me mijëra banorë të këtij ishulli janë evakuuar nga vendbanimet e tyre.