Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet në Rrogozhinë/ Dorëzohen të gjitha kutitë e votimit në ambientet e KZAZ 43, asnjë parregullsi, pritet të nisë numërim


 

Janë dorëzuar të gjitha kutitë e votimit në ambientet e KZAZ 43. Në total te 54 kutitë e votimit nuk është raportuar asnjë problematikë.

Pas mbylljes së procesit të votimit, u konfirmua se pjesëmarrja e votuesve ishte më e lartë se ajo e 14 majit.

Procesi i votimit vijoi i qetë, por megjithatë pati një incident në Qendrën e Votimit nr 22-23, votimi u ndërpre për disa minuta për shkak të fotografimit të votës.

Në lidhje me këtë reagoi edhe kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi, i cili nënvizoi se fotografimi i votës përbën shkelje të rëndë penale.