Vendosni fjalën kyçe....

Berisha në Konferencë me gazetarët: Kriminhaliteti i lartë i Pseudomaxhorancës bëri që Shqipëria dje të refuzojë rezolutën për dënimin e gjenocidit në Bosnjë


Në Konferencën e përjavshme me gazetarët, ish-kryeministri Sali Berisha e nisi fjalën e tij me rrëzimin e rezolutës që dënonte gjenocidin në Srebrenicë, dje në Parlament.

Ai tha se nuk e besonte se maxhoranca do e bënte këtë.

“Në Parlamentin e Shqipërisë dje ndodhi akti më i rëndë, më i turpshëm, më i pabesueshëm në historinë 30-vjeçare të këtij vendi: Refuzimi për të dënuar me një rezolutë një gjenocid të konfirmuar nga dy gjykatat ndërkombëtare, Gjykata e Krimeve të Luftës për ish-Jugosllavinë dhe Gjyata Ndërkombëtare të Hagës. Në bazë të vendimit të këtyre gjyatave, vende të lira në tërësi kanë kaluar në Parlamentet e tyre rezoluta të cilat dënojnë gjenocidin e Srebrenicës si aktin më barbar pas Luftës së II Botërore në Evropë. E ka bërë këtë Parlamenti Europian, e ka bërë këtë Kongresi i Shteteve të Bashkuara, e kanë bërë parlamentet e tjera të vendeve të lira të Evropës. Për hir të së vërtetës e ka bërë për nderin e tij adhe Parlamenti i Malit të Zi, vend në të cilin siç dihet jeton një shumicë e konsiderueshme serbësh apo malazesë filo-serbë, quajini si të doni. Por me origjinë janë serbë dhe ‘mund ta mohoni këtë.

Në vitin 2019 e ka dënuar dhe vetë Parlamenti i Serbisë, nuk e ka dënuar si gjenocid. Shqipëria pra ishte vendi i vetëm që nuk ka dënuar asnjë nga gjenocidet që kanë ndodhur. Shqipëria jo që nuk e ka dënuar, por shkalla e lartë e kriminalizimit të pseudomaxhorancës së sotme bëri që Shqipëria dje të refuzojë një rezolutë për dënimin e gjenocidit në Bosnjë. Unë dua t’ju shpjegoj ju këtu, në mënyrë ambolute, unë që po flas këtu para jush, nuk mendoja (nuk e përjashtoja) por nuk e mendoja se do refuzohej nga Parlamenti.

Pretendimet e Taulant Ballës dhe Edi Ramës janë trillime të neveritshme të personave të kriminuar qoftë dhe në skaj të psikologjisë së tyre.”- tha Berisha.