Vendosni fjalën kyçe....

“S’kisha shkopin magjik që t’ua tundja njerëzve të vinin të shtrat me mua” – Kevin Spacey ironizon prokuroren në gjyq


Fituesi i dyfishtë i çmmit Oskar, Kevin Spacey, ka këmbëngulur se pretendimet se ai ka kapur një burrë ‘nga gjoksi’ kanë qenë ‘idiotësi absolute’ gjatë një shkëmbimi të nxehtë me prokuroren në Gjykatën e Kurorës Southëark të Londrës të premten.

Prokurorja Christine Agneë sulmoi ashpër aktorin amerikan, i cili më herët u deklarua i pafajshëm për 12 akuza për vepra seksuale që dyshohet se janë kryer kundër katër burrave në Britaninë e Madhe midis viteve 2001 dhe 2013. Ajo tha se kishte për qëllim të provonte se 63-vjeçari ishte ‘një ngacmues i madh seksual’.

Spacey e hodhi poshtë karakterizimin, ndërsa tha se e gjithë çështja kundër tij ishte ‘e dobët’. Ata që e akuzojnë kërkojnë vetëm paratë e tij, pohoi ai.

“Unë nuk kisha një shkop magjik që ta tundja para fytyrave të njerëzve për t’i bërë ata të shkonin në shtrat me mua,” tha ylli i Hollivudit.

Spacey pranoi se ai kishte qenë ‘i shthurur’ ndonjëherë, por këmbënguli se kjo nuk e bën atë ‘një person të keq’.

“Jam i sigurt se nëse do të doja, mund të kisha bërë seks gjatë gjithë kohës me shumë njerëz, por nuk e bëra,” pohoi ai.

Spacey është një shtetas amerikan, por kaloi një pjesë të rëndësishme të karrierës së tij si aktor skene në Britani, duke përfshirë edhe si drejtor i Teatrit Old Vic të Londrës midis 2004 dhe 2015.

Nëntorin e kaluar, një juri e qytetit të Nju Jorkut hodhi poshtë akuzat ndaj Spacey se ai kishte ngacmuar aktorin tjetër Anthony Rapp në vitin 1986.

Akuzat e ngritura nga Rapp kundër Spacey në 2017 çuan në zhdukjen e një prej yjeve më të njohur të Hollivudit nga ekrani.

Personazhi i tij në shfaqjen ‘House of Cards’ u vra, ndërsa të gjitha pamjet që shfaqin Spacey në filmin ‘All the Money in the World’ të Ridley Scott u rixhiruan me të ndjerin Christopher Plummer që e zëvendësoi atë në rol.