Vendosni fjalën kyçe....

Përmbyset autobusi në Turqi, 7 persona humbin jetën, plagosen 30 të tjerë


Të paktën 7 persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë plagosur të premten në Turqi, kur autobusi me të cilin po udhëtonin është përmbysur gjatë kthimit nga një varrim.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në distriktin Resadiye të Provincës Tokat, në Anadollin qendror.

Fillimisht guvernatori i Tokatit, Ozan Balci tha se sipas të dhënave paraprake që i kishin mbërritur, 2 persona kishin humbur jetën dhe 10 ishin plagosur. “Ekipet e shpëtimit janë në vendngjarje dhe të plagosurit po transportohen në spitale”, tha ai.

Por agjencia turke e lajmeve “AA” raporton se numri i viktimave ka arritur në 7, ndërsa ai i të plagosurve në 30.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *