Vendosni fjalën kyçe....

Opozita nuk e lejon Celibashin të marrë fjalën në Kuvend, Bardhi-Nikollës: Miratoni kërkesën tonë për arrestimin e Ahmetajt


Teksa kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, sipas rendit të ditës duhet të flasë, opozita e kundërshtoi dhe nuk e la të flasë.

Duke u përballur me këtë situatë, Nikolla ka ndërhyrë dhe ka kërkuar 5 minuta pushim.

Ndërkohë, Bardhi i bëri kërkesë Nikollës që të hidhet në votim kërkesa e opozitës. Kjo kërkesë kërkon Ramën në kuvend si dhe për t’u futur në rend dite çështja Ahmetajt në mënyrë që t’i hapet rrugë arrestimit të tij sipas kërkesës së SPAK.

Duke rrëzuar kërkesën e PD-së, Bardhi thotë se indirekt PS pranon se u bë pengesë e drejtësisë.

“Hidheni në votim kërkesën tonë për të futur në rend të ditës raportin e opozitës për kërkesën e SPAK. Rrëzojeni, por të shënohet në procesverbal se deputetët e mazhorancës i dhanë Arben Ahmetaj 4 ditë kohë për të intimiduar prokurorët dhe të prishë provat. Po bëheni pengesë e drejtësisë.”- tha Bardhi.