Vendosni fjalën kyçe....

Sondazhet në Britani i japin fitore të thellë konservatorëve


Sipas një sondazhi të BBC, ITV dhe Sky News fitues dalin konservatorët e Boris Johnson.

Sondazhi i marrë nga qendrat e votimit në Mbretërinë e Bashkuar pretendon se Torit do të marrin 368 deputetë – 50 më shumë sesa në zgjedhjet e vitit 2017 .

Laburistët do të merrnin 191 deputetë, Liberal Demokratët (Lib-Dem) 13, Partia Brexit asnjë dhe SNP 55.

Partia e Gjelbër do të ketë ende një deputet dhe Plaid Cymru do të humbasë një vend nga tre gjithsej, sugjeron sondazhi.

Rezultatet e para të zgjedhjeve të përgjithshme do të vijnë para mesnatës, me totalin përfundimtar që pritet të dali deri të premten në darkë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *