Vendosni fjalën kyçe....

I dënuar me 13 vite për prostitucion në Napoli, arrestohet në Dibër 51-vjeçari


Policia ka arrestuar një shtetas të dënuar nga Gjykata e Napolit në Itali për për prostitucion dhe organizatë kriminale.

Operacioni për arrestimin e 51-vjeçarit Fehmi Meziu u zhvillua në bashkëpunim me Interpolin, “FAST Albania” dhe forcat e policisë së Dibrës.

Meziu ka marrë një dënim në apelin e Napolit prej 13 vitesh.

Si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve në kohë reale, të mbështetura dhe nga inteligjenca policore, për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin, të një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, FAST Albania, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rezultati”, i zhvilluar në qytetin e Peshkopisë, në kuadër të të cilit, u lokalizua, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Fehmi Meziu (Mëziu), 51 vjeç, banues në Dibër.

Gjykata e Apelit në Napoli, Itali, e ka dënuar këtë shtetas, me 13 vjet burgim, për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Organizatë kriminale’’, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë”-njofton policia.