Vendosni fjalën kyçe....

Apeli i GJKKO nuk ndryshon masën e sigurisë për Jamarbër Malltezin, e lë në ‘arrest shtëpie’ 


Gjyqtarja e Apelit të GJKKO-së Ilirjana Olldashi nuk ndryshon masën e sigurisë për Jamarbër Malltezin.

Dhëndri i Sali Berishës do të qëndrojë në arrest shtëpie.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 24.11.2023, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 174 akti, datë 17.11.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesit/personit nën hetim J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 446, datë 08.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, konstatimin e humbjes së fuqisë së masës shtrënguese “Arrest në burg” të caktuar sipas vendimit nr. 112, datë 20.10.2023,” dhe vendosi: – Miratimin e vendimit nr. 446, datë 08.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, njofton Gjykata.