Vendosni fjalën kyçe....

“Merrnin votat e s’ktheheni më, po vazhduat kështu do ju zhdukim për 6 muaj” – Qytetari në Lushnjë paralajmëron Kryemadhin (Video)


Një qytetar nga Lushnja paralajmëroi kryetaren e LSI-së, se njerëzit nuk do e linin gjatë në pushtet një qeveri që do i mashtrojë.

Kryemadhi ishte sot në Lushnjë për të prezantuar kandidatin për deputet në qarkun e Fierit, Etnor Krakulli.

Gjatë bashkëbisedimit, ai i tha asaj se të gjithë politikanët pasi marrin votat nuk kthehen më për t’u interesuar për fatin e qytetarëve.

Ai shtoi se nëse gjërat nuk do ndryshojnë, qytetarët do mblidhen brenda gjashtë muajsh e a një viti e do i rrëzojnë nga pushteti.

“Po të mos ketë forcë pune, kush ta mbajë gjënë e gjallë. Tokat kanë ngel djerrë, blegtoria u shkatërrua, të rinj s’ka. Po nuk pati forcë pune, që ai që kthehet të shohë një të ardhme këtu. Mbill serra s’i shiten, merr mishin e mbyt mishi nga jashtë. Nafta ka vajtur nga 34 në 70. Bujqësia u shkatërrua komplet. Më keq nuk ka ku vete. Pas ndryshimit do t’u thërrasim prap juve. Kemi 30 vjet janë ndryshuar nja 4 a 5 herë. Merrni votat e nuk ktheheni më. Po u mblodhën të rinjtë nuk do ju lëmë gjatë kështu do tu lëmë 6 muaj, 8 muaj e një vit e do t’u zhdukim se s’ka mundësi kështu.” – tha ai.

Kryemadhi iu përgjigj qytetarit duke thënë se kryesore është angazhimi i të rinjve e të rejave dhe LSI-ja do bëjë çmos që kjo të ndodhë.

“Prandaj u kemi sjellë Norin e se është i rëndësishëm që njerëzit të lidhen me zonën. Ajo që ne mendojmë si diçka kryesore është angazhimi i të rinjve e të rejave” – tha Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *