Vendosni fjalën kyçe....

Emigracioni dhe rritja e çmimeve ndikojnë ekonominë, rritet me ritmet më të ulëta që nga pandemia


Ritmet e rritjes së ekonomisë janë ngadalësuar ndjeshëm në tremujorin e parë të vitit, duke reflektuar pasojat që po sjell emigracioni i lartë që ka prekur konsumin dhe rritja e çmimeve.

Në kontrast me këtë tendencë, ekonominë e kanë mbajtur në këmbë pasuritë e paluajtshme. Rritja e tregtisë, hoteleve dhe transporti, një tregues i konsumit ka qenë minimale, ndërsa industria ka rënë, duke reflektuar konjukturën e pafavorshme ndërkombëtare për çmimet e shitjes dhe shtrenjtimin e kostove të bizneseve.

INSTAT bëri të ditur se Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e parë të vitit 2023 vlerësohet me rritje prej 2,72%, kundrejt tremujorit të parë të vitit 2022. Ky është ritmi më i ulët i rritjes që nga tremujori i tretë i vitit 2020, kur vendi po vuante pasojat e pandemisë.

Kontribut pozitiv kanë dhënë degët: Aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,62 pikë përqindje, Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi me 0,60 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +0,53 pikë përqindje, Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me +0,50 pikë përqindje, Ndërtimi me +0,42 pikë përqindje, Informacioni dhe Komunikacioni me +0,19 pikë përqindje, Industri, Energji dhe Uji me +0,16 pikë përqindje, Bujqësi, Pyje dhe Peshkim me +0,11 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me +0,10 pikë përqindje.

Negativisht kontribuoi grupi: Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me -0,14 pikë përqindje. Taksat Neto mbi produktet kontribuuan negativisht me -0,38 pikë përqindje.

Degët kryesore të ekonomisë, për tremujorin e parë të vitit 2023, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2022, shfaqen si më poshtë: Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit pati një rritje me 0,04%.

Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati një rritje me 1,23%. Aktiviteti i Ndërtimit pati një rritje me 4,54%. Grupi i aktiviteteve Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor pati një rritje prej 3,52%. Grupi i aktiviteteve Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me rritje prej 6,29%. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rritje prej 5,15%.

Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje prej 11,02%. Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me një rënie prej 2,36%. Grupi i aktiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë u shfaq me rritje prej 4,82%. Grupi i aktiviteteve Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi pati një rritje me 31,84%. Taksat Neto mbi produktet u ulën me 2,81%.

Sa i përket ndryshimeve në krahasim me tremujorin paraardhës, treguesi i Produktit të Brendshëm Bruto i përshtatur sezonalisht vlerësohet me një rritje prej 1,43%.

Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit u shfaq me një rritje prej 0,25%. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit shënoi rënie prej 10,10%. Aktiviteti i Ndërtimit shënoi një rritje me 1,81%. Aktiviteti Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor shënoi një rritje prej 1,51%. Aktiviteti Informacioni dhe Komunikacioni pati një rënie me 0,09%. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit pati një rritje prej 1,68%.

Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme shënoi një rritje me 2,51%. Grupi Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative shfaqi një rritje prej 5,65%. Aktiviteti i Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë u shfaq me një rënie prej 0,02%. Aktiviteti i Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi u shfaq me një rritje prej 26,94%. Taksat Neto mbi produktet patën një rënie me 0,45%.

PBB sipas metodës së Shpenzimeve Komponentët kryesorë të PBB–së me metodën e shpenzimeve, për tremujorin e parë të vitit 2023, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2022, shfaqen si më poshtë: Konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi u rrit me 3,05%.

Konsumi final i qeverisë u shfaq me një rritje prej 4,34%. Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks u rrit me 6,99%. Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 8,28%, ndërsa Importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 7,23%.

Sipas të dhënave të përshtatura sezonalisht, ndryshimet në krahasim me tremujorin paraardhës, shfaqen si më poshtë: Konsumi final i popullatës u rrit me 2,15%, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022. Konsumi final i qeverisë u shfaq me rritje 1,71%.

Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks shënoi një rritje me 6,03%. Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 4,45%, ndërsa Importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 1,85

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor