Vendosni fjalën kyçe....

Spiropali: Basha nuk e mund dot Berishën me gjuhën e Berishës


Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali komentoi në emisionin “Log” në Abc Neës përplasjen mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës për Partinë Demokratike.

Spiropali tha se Lulzim Basha nuk mund të mundë Berishën me gjuhën e Berishës.

Ministrja shtoi se Basha flet për të luftuar llumin në politikë po ai ka dalë nga llumi vetë.

“Marrëzia e tij është se mund ta mundë Sali Berishën me gjuhën e Sali Berishës. E mbush kohën në Kuvend me të njëjtën gjuhë të foltores, me të njëjtat shpifje. Ai nuk del dot nga modeli qe e ka promovuar. Nuk e mund dot me të njëjtën gjuhë. Mund të krijonte një kod tjetër, nuk e ka krijuar. Janë në një garë kush shpif më shumë. Punë e tyre. As i bëjmë akuza, më shumë se ata i thonë njëri-tjetrit. Të gjithë tezat tona ata po i vërtetojnë.

Kur flet Basha për të luftuar llumin në politikë, se nga ai llum ka dalë, kur flet për vettingun të vjen të përdor atë shprehjen që ky qenka krijuar për t’i rënë fyellit në të njëjtën vrimë se e ka besueshmërinë zero. Të gjithë e dinë që Lulzim Basha ikte në 5 të mëngjesit me avion, që mos paraqitej në orën 7 në prokurori. E bënte të planifikuar. Për këtë ne s’kemi për të thënë. Midis tyre ne nuk zgjedhim sepse qytetarët kanë zgjedhur të mos zgjedhin as njërin as tjetrin. Ata kanë humbur. Gurët, drurët, pleqtë dhe fëmijët e dinë kush janë Lulzim Basha dhe Sali Berisha. Më vjen keq për demokratët e thjeshtë”-deklaroi Spiropali.