Vendosni fjalën kyçe....

SHBA-ja kryen sulme të reja në Jemen


SHBA-ja thuhet se nisi një valë të re sulmesh kundër objektivave të dyshuar të militantëve Houthi në gjithë Jemenin të mërkurën mbrëma, vetëm disa orë pasi Uashingtoni e cilësoi grupin rebel si një organizatë terroriste.

Sulmi me raketa u nis nga anijet e marinës amerikane të vendosura në Detin e Kuq dhe shënjestroi vende që ishin “të përgatitura për të nisur sulme”, ​​raportuan CBS Neës dhe Associated Press, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar amerikanë. Më shumë se një duzinë vendesh u tha se ishin goditur nga sulmet.

Operacioni pason një sulm të Houthi-ve kundër anijes transportuese ‘Genco Picardy’ në pronësi të SHBA-së në Gjirin e Adenit më herët të mërkurën, me zëdhënësin e grupit militant, Yahya Sarea, që pretendoi një “goditje të drejtpërdrejtë” në anijen e ngarkesave.

“Forcat detare nuk do ngurrojnë të synojnë të gjitha burimet e kërcënimit në Detin e Kuq dhe Arabik brenda të drejtës së ligjshme për të mbrojtur Jemenin dhe për të vijuar mbështetjen e popullit të shtypur palestinez”, shtoi ai.

Komanda Qendrore e SHBA (CENTCOM), agjencia përgjegjëse për mbikëqyrjen e operacioneve në Lindjen e Mesme dhe Azinë Qendrore, tha se nuk pati të lënduar në sulm.

Sulmi në anijen e ngarkesave vjen pas disa sulmeve të ngjashme në javët e fundit, pasi Houthi-t u zotuan të godasin çdo anije të lidhur me Izraelin në mes të luftës së vijueshme në Gaza.