Vendosni fjalën kyçe....

Rama, Vjosa Osmani dhe Abazoviç në Ulqin, i bën bashkë koncerti i tenorit Rame Lahaj


 

Kryeministri Edi Rama, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kreu i Bashkisë së Prishtinës Përparim Rama dhe kryeministri i Malit të Zi janë takuar në Ulqin, larg politikës dhe tensioneve.

Liderët i ka bërë bashkë koncerti, ku do të interpretojë tenori me famë botërore, Rame Lahaj.

Kryeministri Rama shihet gjithashtu i shoqëruar edhe nga ministrja Elisa Spiropali dhe krye i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci.

Një koncert në formatin simfonik, që përmban një program të pasur dhe repertor të larmishëm me të ftuarin special, tenorin me famë botërore Rame Lahaj të shoqëruar nga; Olivera Tičević, Egzona Salaj dhe Adhurim Grezda.