Vendosni fjalën kyçe....

Konflikti Rusi-Ukrainë/ Meta mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare, mungojnë Rama e Xhaçka


Presidenti i Republikës, Ilir Meta, do të mbledhë pasditen e sotme Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar mbi situatën e tensionuar mes Ukrainës dhe Rusisë.

Mbledhja mësohet se do të zhvillohet në orën 16:00.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë të thirrur nga Kreu i Shtetit nuk do të jetë i pranishëm kryeministri Edi Rama dhe as ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, të cilët ndodhen në SHBA. Rama dhe Xhaçka do të marrin pjesë në Këshillin e Sigurisë të OKB-së, ku Shqipëria është anëtare e përkohshme.

Kujtojmë se Këshilli i Sigurisë përbëhet nga 14 anëtarë: kryetari i Kuvendit, kryeministri, 7 ministra, i Mbrojtjes, Drejtësisë, Punëve të Brendshme, Financave, Transportit, Punëve të Jashtme dhe Energjisë dhe kryesohet nga Presidenti i Republikës.  

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë vjen 3 ditë pasi presidenti Meta pati një takim lidhur me të njëjtën çështje me Ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Major Bajram Begaj.