Vendosni fjalën kyçe....

Tensione në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak të Himarës, e pranishme ambasadorja greke


Me tensione është shoqëruar mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak të HImarës.

Mbështetësit në këshill të kryebashkiakut të zgjedhur më 14 maj Fredi Beleri, kanë kërkuar që anëtarët e tjerë të këshillit të dalin jashtë e brenda të qëndrojnë vetëm ata.

Në vend është e pranishme ambasadorja greke në Shqipëri Konstantina Kamitsi si dhe i dërguari politik i PS-së Blendi Klosi, deputetë të Vlorës e kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule.