Vendosni fjalën kyçe....

SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane operacion antidrogë në disa qytete, 20 urdhërarreste


SPAK ka ndërmarrë një operacion kundër një grupi kriminal të trafikut të drogës.

Deri tani mësohet se janë lëshuar 20 urdhërarreste për trafik droge si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet italiane, në disa qytete si Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë e Korçë.