Vendosni fjalën kyçe....

Kurti pas takimit në Bruksel: I gatshëm për zgjedhje në veri, në përputhje me ligjet e vendit


Kryeministri i Kosovës Kurti, është shprehur i gatshëm për zhvillimin e zgjedhjeve në katër komunat në veri të Kosovës që port ha se ato duhet të bëhen në përputhje me ligjet e vendit.

Qëndrimi i tij erdhi pas takimit në Bruksel me përfaqësuesit e lartë të BE-së Borrell e Lajçak.

Po kështu Kurti tha gjithashtu se ishte i gatshëm të takohej me presidentin serb Vuçiç po kjo gjë ishte hedhur poshtë nga ana e këtij të fundit.

“E kuptojmë se ka nevojë për zgjedhje të parakohshme në katër komunat në veri me një proces i cili paraprihet nga sundimi i ligjit, nga një fushatë e hapur dhe fer dhe nga zgjedhjet e lira dhe demokratike. Nuk mund të them se situata është e sigurt për shkak të takimeve bilaterale dhe kemi një paqe të qëndrueshme por nga optimizmi i ndërmjetësit mund të them se ka shenja se ditët përpara do të jenë më të mira nga ato që kemi lënë pas. Kam ardhur të takohem me palën serbe për të diskutuar hapat përpara, por meqë ky është një proces që përfshin dy palë, kjo nuk ishte e mundur.” – tha Kurti duke shtuar se është i gatshëm të jetë në bisedime derisa të gjendet një zgjidhje.