Vendosni fjalën kyçe....

Grupi Parlamentar i PD propozon deputeten Zheni Gjergji si Kryetare e Komisionit të Shëndetësisë


Në mbledhjen e të hënës të Grupit Parlamentar të PD, deputetët demokratë kanë diskutuar mbi vakancën disa mujore të pozicionit të Kryetarit të Komisionit të Shëndetësisë që i takon opozitës.

Burime nga mediat bëjnë me dije se, nga mbledhja bëjnë me dije se Kryetari i Grupit Gazment Bardhi ka informuar deputetët se do të propozojë deputeten Orjola Pampuri për këtë pozicion, por ky propozim ka hasur kundërshtinë e deputetëve.

Ato kanë propozuar deputeten Zheni Gjergji, e cila është miratuar me shumicën e votave të ligjvënësve demokratë.