Vendosni fjalën kyçe....

Lulzim Basha zyrtarisht në garë për kreun e PD-së


Lulzim Basha është futur zyrtarisht në garë për kreun e PD-së.

Ish-kreu i PD-së, ka dorëzuar kërkesën përmes emailit pak para përfundimit të afatit zyrtar të regjistrimit.

Ai e kishte paralajmëruar pjesëmarrjen në garën e 29 korrikut me turin e tij të takimeve me demokratët në qytete të ndryshme.

Kandidati tjetër zyrtar në garë është Gjergj Hani, i cili njoftoi pjesëmarrjen disa ditë më parë.

Basha ka thënë gjatë takimeve me qytetarët se ishte tërhequr nga drejtimi i PD-së për t’u dhënë mundësinë demokratëve të bashkoheshin ndërsa ka lëshuar vazhdimisht akuza ndaj kreut të Rithemelimit Berisha.

Gjatë takimeve Basha ka theksuar se është koha për lista të hapura, veting në politikë, kufizim mandatesh për deputetët si dhe sigurimi i votës së emigrantëve.