Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Guvernatorja Kim më dërgoi një person në zyrë që të hiqja dorë nga gara për kreun e PD-së dhe më pas të kandidoja vetë


Ish-kryeministri Sali Berisha në studion e Debatit në A2 CNN ka rrëfyer për herë të parë se ambasadorja Yuri Kim i ka dërguar një person në zyrë pas zgjedhjeve të 6 marsit, ku i propozonte që të hiqte dorë provizorisht nga gara për kryetarin e PD-së, ndërsa i kishte garantuar edhe largimin e Bashës

Berisha theksoi se Kim i kishte kërkuar se mund të caktonte një njeri tjetër provizorisht dhe më pas të kandidonte vetë për drejtimin e PD-së.

Për të përcaktuar kreun e PD unë duhet të njoh qytetarët shqiptarë, meqenëse detyrohem ta bëj publike këtë dhe demokratët në veçanti se pas zgjedhjeve të 6 Marsit Guvernatorja Kim dërgoi në zyrën time një person me propozimet e saj, propozime që konsistonin që unë të hiqja dorë provizorisht nga gara për kryetar të PD të caktoja cilindo njeri që doja unë dhe atë provizorisht dhe më pas mund të kandidoja vetë për kryetar.

Duke paraqitur garanci të plotë se Lulzim Basha do të largohet pa diskutim do të pranonte vendime. Përgjigja ime ishte një dhe vetëm një, refuzoj në mënyrë kategorike çdo ndërhyrje tuaj zonjë në problemin, problemet e brendshme të PD, refuzoj dhe kërkoj në mënyrë të prerë që të mos implikoj, të mos ndërhyni në zgjedhjen e forumeve dhe kryetarin e PD sikundër jashtë çdo lloj dyshimi që unë mund të pranoj ndërhyrje të tilla. Madje, i përcolla mesazhin se për mua mjafton kjo ide që ju i  lejoni vetes të ndërhyni se kush duhet dhe kush nuk duhet të zgjidhet kryetari i PD. Që edhe unë sikur mos kisha ndërmend të garoja të rikthehem dhe të garoj me të gjitha mundësitë e mija”, tha Berisha.