Vendosni fjalën kyçe....

Burri në Turqi vret ish-gruan dhe vjehrrin pas seancës së divorcit


Një ngjarje e rëndë ka ndodur në Turqi ditën e premte, ku një person vrau me armë zjarri ish-bashkëshorten dhe babain e saj pas përfundimit të procedurave të divorcit, sipas mediave.

Autori Mertcan Köse ndoqi automjetin me të cilin udhëtonte ish-bashkëshortja Bilge Kaya me babain e saj Ertuğrul Kaya, ku në një moment ka dalë nga makina dhe i ka ekzekutuar.

Ajo që e bën më të rëndë ngjarjen është se gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë.

Autori shihet me një pushkë automatike, teksa ish-vjehrri i del para dhe përpiqet ta ndalojë t’i vrasë të bijën.

Kose qëlloi fillimisht ndaj ish-vjehrrit dhe më pas iu drejtua makinës, ku ekzekutoi edhe ish-gruan. Vepriomi i tij erdhi menjëherë pasi në gjykatë u hodhën firmat e fundit për kujdestarinë e fëmijës së tyre pas divorcit.

 

Images of the groom's horror appeared… A special team was formed for his capture