Vendosni fjalën kyçe....

Gjoni debat me tone të ashpra me Ruçin, përjashtohet nga Kuvendi (Video)


Kryetari i Kuvendit dhe deputeti i opozitës parlamentari nga listat e LSI-së Ralf Gjoni janë përfshirë në një debat mes tyre.

Gjoni ishte duke folur për mungesën e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë ndërsa Ruçi i kërkonte që të fliste për rendin e ditës duke ia ndërprerë fjalën çka ka sjellë në një debat mes të dyve.

Më pas Ruçi duke i përmendur rregulloren e përjashtoi deputetin Gjoni nga seanca.


Video marrë nga Syri.net

Debati:

Gramoz Ruçi: Zoti Gjoni, fol për ligjin

Ralf Gjoni: Po flas për ligjin

Gramoz Ruçi: Jo për flet për institucionet e drejtësisë jo për ligjin

Ralf Gjoni: Ti nuk e ke tagrin për ta vlerësuar

Gramoz Ruçi: Po e kam unë. Ulu, ulu të mos marr masë se e ke zaptuar foltoren, edhe njëherë po të tërheq vërejtjen. Po të paralajmëroj se do të përjashtoj nga seanca. Nëse do të vazhdosh të mbash foltoren do të përjashtoj për 10 ditë.

Ralf Gjoni: Zoti kryetar nuk kam mbaruar fjalën, kjo nuk është pronë private e jotja

Gramoz Ruçi: Do të përjashtoj, se kur dy minuta që po zapton foltoren dhe përjashtohesh

Ralf Gjoni: Kjo është turp e faqe e zezë! Turp!

Gramoz Ruçi: Sipas nenit 65 pika b, pas vërejtjes përjashtohesh nga seanca

Ralf Gjoni: Komunist, shikoni simbolin e komunizmit! Nuk ke turp!

Gramoz Ruçi: Gjoni nëse nuk zbaton urdhrin do të kërkoj të përjashtohesh 10 ditë. Dil nga seanca! Dil përjashta

Ndërhyn nga vendi Kujtim Gjuzi)

Gramoz Ruçi: Gjuzi mos fol se do të përjashtohesh edhe ti, të është hequr e drejta e fjalës, të mësohesh me rregull.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *