Vendosni fjalën kyçe....

Vllaznia zyrtarizon dy afrime, ndërkohë largohen Marku dhe Zogovic


Vllaznia është duke bërë ndryshime të shumta këtë merkato vere. Pas largimit të trajnerit Goce Sedloski dhe emërimit në stol të Migen Memellit, ndryshimet në kampin shkodran vijojnë edhe me futbollistët. Largimet e Gurishtës, Bulatovic, Hoxhaj apo Latifit, sot i janë shtuar edhe Marku me portierin Zogovic. Nëse në dalje ka pasur shumë emra, Vllaznia është kujdesur që edhe afrimet mos mungojnë.

Kuqeblutë kanë zyrtarizuar sot afrimet e Konstantin Cheshmedjiev dhe Redon Dragoshi. Nëse i fundit është një emër i njohur për shkak të aktivizimit të tij me Kukësin dy sezonet e fundit, për maqedonasin është risi kalimi në elitën e futbollit tonë.

Konstantin Cheshmedjiev ka një eksperiencë të madhe në Maqedoninë e Veriut, teksa është shpallur kampion me Rabotnickin, Shkëndijën dhe Shkupin. Shtatëlarti premton forcë në qendër të mbrojtjes, ndërsa Dragoshi duket se është afruar për të zëvendësuar të larguarin Gurishta.

Të larguarit nga Vllaznia: Zogovic, Kruja, Shehi, Bulatovic, Hoxhaj, Kaina, Gurishta, Latifi, Aralica, Herald Marku.