Vendosni fjalën kyçe....

Gjermania s’mund të paguajë më kontribut shtesë për buxhetin e BE-së – Ministri i Financave


Gjermania nuk mund të përballojë të paguajë më shumë para në buxhetin e BE-së, tha ministri i Financave Christian Lindner për gazetën Die Welt të premten. Megjithëse Gjermania është kontribuesi më i madh i bllokut, ajo është detyruar të bëjë shkurtime ndërsa ekonomia e saj tkurret.

“Në funksion të shkurtimeve të nevojshme në buxhetin tonë kombëtar, ne nuk jemi aktualisht në gjendje të japim ndonjë kontribut shtesë në buxhetin e Bashkimit Evropian”, u tha Linder gazetarëve në Bruksel.

Lindner shpjegoi se BE-ja ka maksimizuar buxhetin e saj afatgjatë deri në vitin 2027, kryesisht si rezultat i paketave bujare të ndihmës së bllokut për Ukrainën.

Sipas shifrave të fundit nga Brukseli, BE-ja i ka dhënë Kievit 72 miliardë euro ndihmë ekonomike, ushtarake dhe humanitare që nga fillimi i operacionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë shkurtin e kaluar.

Gjermania është kontribuuesi më i madh neto i BE-së, duke dhënë 21.4 miliardë euro për buxhetin e bllokut në vitin 2021.