Vendosni fjalën kyçe....

Gerrard shihet në Arabi, drejt marrjes së drejtimit të Al-Ettifaq


Steven Gerrard është parë në Arabinë Saudite teksa raportohet se është afër rikthimit në menaxhim.

Legjenda angleze është afër finalizimit të marrëveshjes me Al-Ettifaq.

Gerrard është parë këtë të hënë në qendrën stërvitore të këtij klubi, ku pastaj pritet edhe të nënshkruajë kontratën.

Trajneri anglez, bashkë me ndihmësit e tij, thuhet se panë nga afër klubin dhe patën takim me krerët e Al-Ettifaq.