Vendosni fjalën kyçe....

PD prezanton Sekretarin e ri për Marrëdhëniet Ndërkombëtare


PD ka prezantuar Sekretarin e ri për Marrëdhëniet Ndërkombëtare.

Bëhet fjalë për Enri Çenon të cilin kreu i selisë blu e prezantoi si një politikan të ri të diplomuar për drejtësi e më disa kualifikime në Europë e SHBA.

Prezantimi i tij u bë në konferencën për shtyp ku kreu i PD-së u kërkoi vendeve të BE-së që të ndalojnë miratimin e amnistisë fiskale të paralajmëruar nga kryeministri Rama për të ardhurat e emigrantëve shqiptarë.

Sipas Berishës aministia në fjalë do legalizojë lekët e veprimtarive të jashtëligjshme të grupeve kriminale ndërsa u zotua se me ardhjen në pushtet të PD-së, ligji do zhbëhej.

“Paraqes para PD-së dhe opinionit Sekretarin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, që sipas statusit emërohet kryetari, Enri Çeno. Është një politikan i ri i diplomuar për drejtësi, ka një master në Londër për marrëdhënie ndërkombëtare dhe biznes dhe një seri kualifikimesh në SHBA, në fusha të ndryshme politike. Duke emëruar zotin Ceno në këtë funksion shpreh bindjen më të madhe se zoti Çeno do të përmbushë me dinjitet të plotë këtë detyrë shumë të rëndësishme të PD-së.” – tha Berisha.