Vendosni fjalën kyçe....

“Përfshirja në fushatë e policisë” – Debat mes Ardi Veliut dhe deputetëve të opozitës në Komisionin e Sigurisë


Kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Ardi Veliu ishte ditën e sotme për të raportuar për institucionin që drejton në Komisionin Parlamentar të Sigurisë.

Një debat u zhvillua mes tij dhe deputetëve të opozitës mbi përfshirjen e dyshuar të policisë në zgjedhjet e 14 majit.

Deputeti i PD-së, Flamur Noka e pyeti fillimisht mbi vizitat e tij në zonën e Sarandës gjatë fushatës zgjedhore.

“Zoti drejtor a u përfshitë ju në fushatën personalisht dhe personat e institucionit tuaj në fushatën politike të zgjedhjeve lokale? Duke qenë se jeni parë shpesh në zonën e Sarandës.’- e pyeti Flamur Noka.

Përgjigja e Veliut ishte se arsyet e vizitës kanë qenë familjarë.

“Jam i depolitizuar. Meqenëse ju thoni se unë jam parë në Delvinë. Po është e vërtet. Unë do shkoj dhe të vizitoj nënën time në shtëpi në fshat.’- u shpreh Veliu.

Debati vijoi më tej kur Noka përmendi se në Mat forcat Operacionale kanë shpërndarë para për fushatë që më pas nuk janë marrë masa.

‘Në Mat ka një denoncim. Operacionalja e Policisë duke shpërndarë para për blerje votash.’- tha Noka.

‘Nëse Policia e Shtetit ka marrë një kallëzim për një veprimtari ashtu siç ju pretendoni, duhet ta kishte përcjellë në zbatim të ligjit ankesën apo kallëzimin pranë nesh.’- u shpreh Veliu.

Politizimi i policisë ishte shqetësim edhe për deputetin socialist Paulin Sterkaj.

‘Policia është përdorur pafundësisht. Nuk flas për këto zgjedhje, por tendencat e çdo kandidati për deputet, qoftë i majtë apo qoftë i djathtë, kanë tendencë që të kenë policinë të poseduar në fushën politike.’- tha Paulin Sterkaj.