Vendosni fjalën kyçe....

Manchester City fiton Champions League për herë të parë


Një finale plot emocione ka qënë ajo e sotmja në stadiumin Ataturk në Satmaboll, ku skuadra e Manchester City ka fituar Champions League për herë të parë në histori, pasi mundi skuadrën e Interit me shifrat 1-0.

Të dyja skuadrat provuan të vinin në rrezik portën e kundërshtarve brenda 20 minutave të para. I pari që tentoi ishte Bernardo Silva, ndërsa më pas Brozovic nuk pati shënjestrën e duhur.

Në minutën e 26-të të takimit u shfaq për herë të parë në këtë sfidë Erling Haaland. Sulmuesi norvegjez iu afrua golit me një të majtë të fortë, por gjeti menjëherë përgjigjet e portierit Onana.

Fati braktisi Kevin de Bruyne në fundin e pjesës së parë, teksa për shkak dëmtimi u detyrua të linte fushën e lojës.

Në të 60-tën, Citizens bëjnë një gafë në prapavijë, por Lautaro nuk përfitoi dot.

Kur nuk shënon, e pëson. Kështu ndodhi, pasi sfida u zhbllokua në minutën e 70-të me Rodrin.

Pavarësisht rasteve të italianëve në fund, shifrat mbeten të pandryshuara deri në fund. Manchester City kompleton tripletën, pasi kujtojmë që ka fituar FA Cup dhe Premier League. Në krahun tjetër, te Interi duhet të provojnë përsëri për t’u ngjitur në majën e Europës.