Është shtyrë për të disatën herë seanca gjyqësore për inceneratorin e Elbasanit.
Shkak edhe kësaj here është bërë mungesa e avokatit mbrojtës të Klodian Zotos.
Lidhur me inceneratorin e Elbasanit janë pandehur ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, ish-deputeti i PS-së Alqi Bllako, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja, shoqëria ‘Albtek Energy’ sh.p.k dhe shoqëria ‘Integrated Technology Services’ sh.p.k.