Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja Kim takon drejtoreshën e SHISH: Bashkëpunimi SHBA-Shqipëri i rëndësishëm në sigurinë kombëtare dhe inteligjencë


Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka takuar drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni.

Ambasada thotë se të dyja ranë dakord për bashkëpunimin e rëndësishëm mes Shqipërisë dhe SHBA-së në sigurinë kombëtare dhe inteligjencë.

Yuri Kim ka vizituar sot Vlora Hysenin, Drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror, për ta uruar për emërimin e ri dhe për t’i uruar suksese në këtë rol të rëndësishëm.

Të dyja ranë dakord për rëndësinë e bashkëpunimit të fortë SHBA-Shqipëri në sigurinë kombëtare dhe inteligjencë. Ambasadorja Kim shprehu gjithashtu mbështetjen për përpjekjet e reja për të siguruar që Shqipëria të jetë në gjendje të përballojë me efektivitet sfidat”-thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-ve në Twitter.