Vendosni fjalën kyçe....

Gjiknuri i nis e-mail Bylykbashit dhe Vasilit: Konfirmoj pjesëmarrjen sot, sillni propozimet paraprakisht


Deputeti Damian Gjiknuri, i cili është përfaqësues i maxhorancës në Këshillin Politik ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij sot në tryezë në orën 17:00.

Përmes një emaili, ai i ka kërkuar opozitës jashtëparlamentare që t’i dërgojnë propozimet e tyre paraprakisht tek anëtarët.

“Ju rikujtoj se në mbledhjen pesë orëshe të datës 21 Korrik, thërritur prej nesh, ju është prezantuar nisma e opozitës parlamentare për ndryshime në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, procedura e ndjekur nga Kuvendi, varianti i dakordësuar dhe miratuar nga Këshilli i Rregullores dhe Komisioni Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut bashkë me relacionin përkatës.

Ndonëse dokumenti ka qenë krejtësisht publik, në faqen zyrtare të Kuvendit, ashtu sikurse të gjitha seancat e zhvilluara në komisione kanë qenë të hapura e publike, meqenëse ju deklaruat se ishit në mungesë dijenie, ju dorëzua edhe zyrtarisht një kopje nga sekretaria e Këshillit Politik.

Në kushtet kur ju pranoni mungesën e propozimeve konkrete të cilat do duhej të ja dërgonit paraprakisht anëtarëve të Këshillit dhe duke vlerësuar gjithësesi gatishmërinë tuaj për tu takuar, ju konfirmoj pjesëmarrjen në mbledhje.”– shkruan Bylykbashi.

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Politik, Gjiknuri u shpreh se ranë dakord duke miratuar pjesën e ligjeve që ishin dakordësuar më parë, por theksoi se PD-LSI refuzuan që në këtë tryezë të diskutohej për hapjen e listave.

Opozita nga ana tjetër thotë se çdo ndryshim që lidhet me zgjedhjet duhet të kalojë nëpërmjet Këshillit Politik, me konsensus, transparencë dhe gjithëpërfshirje si dhe për çdo ndryshim duhet ekspertiza e OSBE-ODIHR.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *