Vendosni fjalën kyçe....

Korreshi flet për takimin me Bashën: Është përgjegjës por u distancua nga dhuna e militantëve


Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka deklaruar se është kundër sjelljes së Bashës në krye të PD-së.

Ai është po ashtu kundër rikthimit të Berishës dhe Alibeajt në krye të partisë. I pyetur lidhur me takimin, që zhvilloi së bashku me deputetin Sula e Basha,

Korreshi u shpreh se Basha kishe kërkuar ndjesë dhe është distancuar nga dhuna nga militantët e tij ndaj deputetëve. Gjithashtu ai sqaroi pozicionin e tij ku tha se ai është pro PD si në vitin 2021. :

“Për ato skena unë i kam thënë dhe vazhdoj t’i them që janë të papranueshme. Diskutuam se kush ishte përgjegjës. Mbështetësit e Bashës ishin përgjegjës. Unë e kam thënë çdo herë, takimi im ishte për këtë pjesë. Unë i qëndroj reagimit tim Basha, Berisha dhe Alibeaj nuk duhet më të jetë në krye të PD-së. Nëse procesi nuk futet në binarë apo në shina, jo nuk do të marr pjesë. Bardhit ja kam thënë: Nëse ju doni të bëni një Parti që do i shërbej vetëm atij që është kryetar, mua nuk më keni. Unë jam për parti demokratike siç ka qenë në vitin 2021. Nëse nuk e prodhojmë një gjë të tillë, nuk kemi pse lodhemi kot.

I kam kërkuar që të sqarojë pozicionin e tij, sqaroi se distancohet dhe se nuk e ka ditur fare. E ka marrë vesh në mëngjes këtë gjë. Nuk jam për një proces që sjell Bashën në krye të PD.”- deklaroi Korreshi.