Vendosni fjalën kyçe....

KAS rrëzon koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’ për Kamzën, pritet vendimi për Elbasanin


Komisioni i Ankesave e Sanksioneve rrëzoi kërkesën e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për shpalljen e pavlefshme të rezultatit zgjedhor të 14 majit për bashkinë e Kamzës dhe ripërsëritjen e tyre me argumentimin se pajisjet elektronike nuk kishin funksionuar.

Ndërkohë po sot KAS pritet të marrë vendimin për kërkesën e ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Elbasanit, ku gjithashtu u praktikua votimi e numërimi elektronik.

Në dy bashkitë në fjalë u shpallën fitues kandidatët e PS-së, Rakip Suli e Gledian Llatja.