Vendosni fjalën kyçe....

Sfidë si kjo s’ka të dytë, lojtarë e drejtues rrihen me grushte në fund të derbit turk (Video)


Rivaliteti i nxehtë midis dy superfuqive të futbollit turk shpërtheu në dhunë të premten pasi lojtarët u përleshën në fushë pas fishkëllimës së fundit në ndeshjen mes Galatasaray-t dhe Fenerbahçe-s që përfundoi në barazim 2-2.

Tre kartona të kuq u nxorën nga gjyqtari i ndeshjes pasi lojtarët e të dyja palëve u përfshinë në grindje, të cilat ndodhën menjëherë pas përfundimit të derbit të përjetshëm  në stadiumin “Turk Telecom” të Galatasaray-t, pasi lojtarët fillimisht filluan të shtrëngojnë duart.

Ish-lojtari i Tottenham Hotspur dhe lojtari i Spanjës, Roberto Soldado, që tani përfaqëson Fenerbahçe-n, ishte mes atyre që u nxorën jashtë fushe bashkë me shokun Jailson dhe Badou N’Diaye të Galatasaray-t.

Momente më parë, barazimi mahnitës i Jailson i dha një pikë me shumë vlera Fenerbahçe-s, që këtë sezon po luan shumë dobët dhe kërcënohet nga fundi i renditjes.

Lojtarët rezervë dhe stafi nga të dyja palët u futën në fushë pas përleshjes që shpërtheu.