Vendosni fjalën kyçe....

Daniel Craig merr më në fund një yll në “Hollywood Walk of Fame” (FOTOT)


Daniel Craig është bërë i famshmi i 2.704-t që nderohet me një yll në Walk of Fame në Hollywood, Kaliforni.

Vetëm pak metra më larg është ylli i Aktori është “James Bond-i” i katërt që merr yllin e tij dhe në fakt, do të jetë pranë paraardhësit të tij si Bond, Sir Roger Moore.

Aktori i parë që luajti agjentin 007, Sean Connery, megjithëse ishte shumë i suksesshëm në rolin e tij, nuk arriti të merrte yllin e tij.

Craig, i cili ka luajtur “007” që nga viti 2006, tha: “Të qenurit në këtë trotuar, i rrethuar nga të gjitha këto legjenda, më bën njeri shumë, shumë, shumë të lumtur”.

Siç shkruan BBC, aktori u shoqërua në tapetin e kuq nga dy regjisorët e Barbara Brokoli dhe Michael G, së bashku me aktorin Rami Malek.

“Mezi pres të shoh arritjet tua në të ardhmen.”- u shpreh Malek, citon BBC. Para se të zbulohej ylli i tij, Craig tha: “Michael Wilson dhe Barbara Brokoli, ju falënderoj nga thellësia e zemrës sime, pa ju nuk do të isha këtu sot – faleminderit për ato fjalë të bukura. Faleminderit dhe ti Rami për ato fjalë të bukura.”

Filmi i fundit i Bond “No Time to Die” siguroi 121 milionë dollarë fundjavën e hapjes në Britani dhe kinematë ndërkombëtare.